Bursa edhe në vitin akademik 2013/2014

Pesë studentët më të mirë të drejtimeve elektroenergjetike, të Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike (FEIT), të cilët në kohë e mbaruan vitin e parë, me mesatare mbi tetë, fituan bursë nga Elektranat e Maqedonisë. Këto bursa janë mujore në vlerë prej 6000 denarë.

Si kompani me përgjegjësi shoqërore, gjykojmë se ndihma dhe mbështetja e shoqërisë është e domosdoshme për zhvillimin e bashkësisë, në veçanti mbështetja në aktivitete që drejtpërsëdrejti e ndihmojnë përparimin e arsimit dhe shkencës. Bursa për studentët e suksesshëm të Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike po zbatohet gjatë tre viteve, dhe janë një motiv i fuqishëm për regjistrimin e studentëve të ardhshëm në këtë fakultet.