Ilina Arsova në Mont Everest

Tridhjetëvjeçarja Ilina Arsova ështe gruaja e parë e cila e valoi flamurin e Maqedonisë në Mont Everest, maja më e lartë në botë. Ngjitja e grave në këtë maje është e rrallë, prandaj, kjo paraqitje e Ilina Arsovës është e dokumentuar edhe nga ekipi filmik.

Ilina për në Mont Everest është përgatitur një kohë të gjatë, por ekspedita “Maqedonasja e parë në Mont Everest”, tre vite u shty për shkak të mungesës së mjeteve financiare. SHA ELEM si kompani me përgjegjësi shoqërore, duke e zbatuar në mënyrë konsekuente Deklaratën e miratuar për përgjegjësi shoqërore, si mbështetës i sportit, me respekt dhe entuziazëm të madh për talentin e alpinistes së re, financiarisht e ndihmoi Ilinën që ta realizojë ëndrrën e saj.

Ilina është piktore, ndërsa dashurinë për alpinizëm e kishte që në fëmijëri. Të gjithë ne në Maqedoni e ndamë gëzimin e saj dhe jemi krenarë me të. Suksesi i saj personal paraqet sukses edhe për shtetin dhe motiv për gjithë rininë dhe gjithë sportistët, se nuk ka pengesë të pakapërcyeshme, përderisa ekziston përkushtim, këmbëngulje dhe punë.