Shpërblime

TRE ÇMIME PËR PRAKTIKAT ME PËRGJEGJËSI SHOQËRORE PËR VITIN 2011

SHA ELEM e fitoi çmimin kombëtar për përgjegjësi shoqërore në kategorinë „Marrëdhënia me furnizuesit“, mirënjohjen më të lartë që e ndan Trupi koordinues për praktika me përgjegjësi shoqërore. Përveç çmimit të parë i fituam edhe dy mirënjohje, dy vendet e dyta,  në kategorinë „Marrëdhëniet me të punësuarit“ dhe „Investimi në bashkësinë“, për projekte të paraqitura në konkursin që e shpall Ministria e Ekonomisë, përmes projektit „Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve në Maqedoni“, me bashkëfinancim nga Bashkimi Europian.

Çmimi kombëtar në kategorinë „Marrëdhënia me furnizuesit“ është për projektin „Ndikimi përmes rrjetit të furnizuesve në përparimin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore“. Si kompani me përgjegjësi shoqërore, me këtë projekt kemi realizuar kontrollin e cilësisë së punës të realizuesve të kompanisë sonë dhe vërejtëm se ka shkelje të standardeve të punës dhe mosrespektim të të drejtave të punëtrëve të tyre. Duke e shfrytëzuar procesin e zgjedhjes së realizuesve të saj, SHA ELEM në mënyrë sistematike vendos standarde konkrete duke ndikuar në marrëdhëniet ndaj punëtorëve. Kompania jonë iu qas inspektimit dhe kontrollit plotësues të pagesave së tyre, sigurimeve personale, shfrytëzimit adekuat të pajisjeve për siguri gjatë kryerjes së punëve.

Si kompani me përgjegjësi shoqërore, me projektin „Pushimet preventive-shëndetësore për të punësuarit tanë“ e fituam çmimin e dytë në kategorinë „Marrëdhëniet me të punësuarit“. Si pjesë e përgjegjësisë shoqërore, SHA ELEM kujdeset në mënyrë të vazhdueshme për shëndetin dhe sigurinë e të punësuarve të saj. Gjatë vitit 2011, 1000 të punësuar të SHA ELEM janë dërguar në pushime preventive-shëndetësore në qendrat rekreative „Molika“ dhe „Kodra e Diellit“. Gjatë pushimeve preventive-shëndetësore, të punësuarit ndjekin edhe ligjërata edukative për shëndetin dhe sigurinë në punë, mbrojtjen gjatë punës dhe mënyrat si ta sfidojnë dhe t’i shmangen stresit.

Vendin e dytë e fituam edhe në kategorinë „Investimi në bashkësinë“ për projekte të cilat përfshijnë integrimin e grupeve të margjinalizuara në të gjitha sferat shoqërore. Me përkrahje nga SHA ELEM janë realizuar disa aktivitete për personat me nevoja të posaçme, invaliditet. Gjatë vitit 2011, SHA ELEM ka përkrahur gjithsej 25 projekte, të cilat në mënyrë direkte kontribuojnë për integrimin e grupeve të margjinalizuara në shoqërinë tonë. дина, АД ЕЛЕМ поддржа вкупно 25 проекти кои директно придонесуваат за интегрирање на маргинализираните групи во нашето општество.

SHA ELEM LAUREAT I ÇMIMIT KOMBËTAR PËR PËRGJEGJËSI SHOQËRORE NË KATEGORINË „INVESTIMI NË BASHKËSINË“

Çmimi i SHA ELEM është pjesë e projektit „Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve“, me bashkëfinancim nga Bashkimi Europian, që e realizon Ministria e Ekonomisë  në partneritet me Fondacionin për zhvillimin e ndërmarrjeve në Maqedoni, Lidhjen e Odave ekonomike dhe me Shoqatën „Konekt“. Kompania jonë e fitoi çmimin kombëtar për përgjegjësi shoqërore në kategorinë „Investimi në bashkësinë“, mirënjohjen më të madhe që e ndan Trupi koordinues për praktika me përgjegjësi shoqërore. Çmimi që e ka fituar SHA ELEM është për mikroskopin operativ, donacion për Klinikën Universitare për vesh, hundë dhe fyt.

Kompania, duke e zbatuar në mënyrë konsekuente Deklaratën e miratuar për përgjegjësi shoqërore, në kuadër të mundësive të veta, me dashamirësi ndihmon në përparimin e veprimtarive shoqërore, si parakusht i domosdoshëm për zhvillimin e shtetit, por edhe për përmirësimin e cilësisë së jetesës së të gjithë qytetarëve dhe përparimin e mjedisit jetësor. Më tepër se një dekadë, në Klinikën për vesh, hundë dhe fyt nuk është investuar për teknikë, aparate dhe pajisje bashkëkohore. Cilësia e shërbimeve në shëndetësinë publike nuk mund të arrijë suksese në punë me pajisje të amortizuara, për këtë arsye donacioni i mikroskopit operativ për Klinikën për vesh, hundë dhe fyt, ka qenë me shumë prioritet.

Mikroskopi optik i ri është pjesë përbërëse në të gjitha klinikat e botës dhe pritet të kryhen rreth 2.500 operacione gjatë vitit. Në këtë mikroskop është instaluar edhe laser i klasit të parë, i cili përmban modul për kirurgji me bashkëpunim. Intervenimet me këtë laser kryhen me saktësi të madhe, kështu që roli i kirurgut është që t’i jep vetëm koordinatat. Kjo Klinikë, për herë të parë do të ketë datotekë operative të saj, për shkak se çdo operacion do të inçizohet në hard-diskun e tij dhe do të mund që edhe më tej të shërbejë për edukim dhe trajnime. Qytetarët dhe shëndeti i tyre do të jenë edhe në të ardhmen pjesë e interesimit të SHA ELEM, si kompani me përgjegjësi shoqërore. Me donacionin e mikroskopit optik, SHA ELEM, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në implementimin e teknikave të reja e të sofistikuara kirurgjike, si në Klinikën për vesh, hundë dhe fyt, ashtu edhe për tërë sistemin shëndetësor në Republikën e Maqedonisë.

Me donacionin e mikroskopit të ri, modern për kirurgji të veshit, hundës dhe fytit, me vlerë prej 4 milion denarë, kemi kontribuar për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në këtë institucion publik dhe në përmirësimin e efikasitetit për shërimin e qytetarëve. Ky çmim prestigjioz do të jetë nxitje për ne, që edhe në të ardhmen të vazhdojmë, kuptohet në kuadër të mundësive, që t’i ndihmojmë bashkësisë. Përveç çmimit të parë në kategorinë „Investimi në bashkësinë“, SHA ELEM ka fituar edhe dy mirënjohje, ka zënë dy vende të dyta edhe në dy kategori, „Mbrojtja e mjedisit jetësor” dhe ,,Marrëdhëniet me konsumatorët“.