Liqeni i Ohrit u shumua me ngjala të reja

Si pjesë përbërëse e përgjegjësisë shoqërore dhe kujdesit e mirëmbajtjes së mjedisit jetësor, SHA ELEM në vitin 2016 realizoi shumimin në Liqenin e Ohrit me ngjala të reja. Liqeni i Ohrit është pasuruar përmes shumimit me rreth 2.800 kilogram, ose rreth 90.000 copë ngjala të reja. Shumimi është realizuar tri herë, edhe atë gjatë muajit qershor, tetor dhe nëntor.

Shumimi është realizuar në shtatë lokacione, në Radozhdë, Kalishtë, Sateskë në Strugë, në afërsi të bregliqenit në qytet, në pjesën e Ohrit afër pushimores ,,Andon Lukov” dhe në afërsi të “Shën Jovanit”-Kaneo, vende që sipas ekspertëve janë më të qëlluara për mbijetesën e ngjalave të reja, për shkak të mundesisë më të madhe të vegjetacionit dhe ushqimit që ndodhet aty. Shumimi i radhës është paraparë të ndodhë në dy vitet e ardhshme, me çka do të vazhdojë praktika e të kaluarës, ku në çdo dy vjet liqeni është pasuruar me peshq, duke shumuar rreth 100.000 copë ngjala të reja.